• e premte, 20 dhjetor 2024

Taravari: Ideja për Akademinë shqiptare tani për tani është iniciativë në katër komuna, për më tej kërkojmë zgjidhje të pranueshme për të gjithë

Taravari: Ideja për Akademinë shqiptare tani për tani është iniciativë në katër komuna, për më tej kërkojmë zgjidhje të pranueshme për të gjithë

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se nuk ka mosmarrëveshje në koalicionin qeveritar për idenë e tyre për Akademinë shqiptare për shkencë dhe art dhe theksoi se ky ka qenë përcaktim programor i "VLEN"-it gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Sipas Taravarit, të gjitha idetë që kanë të bëjnë me shkencën dhe artin janë të mira dhe tani, siç tha ai, ka filluar si iniciativë në katër komuna dhe në të ardhmen dëshirojnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë qytetarët në vend.

"Nuk kemi mosmarrëveshje, ky ka qenë përcaktim programor që nga fushata para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Idetë që lidhen me artin dhe shkencën janë të mira dhe të bukura. Tani për tani kemi filluar si iniciativë me katër komuna, ndërsa në të ardhmen shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të gjithë ne që jetojmë në Republikën e Maqedonisë", tha Taravari.

Lidhur me reagimin e VMRO-DPMNE-së në pushtet e cila është edhe partneri i tyre në koalicion, se shkenca nuk guxon të etnizohet, Taravari tha se është dakord dhe se nuk e etnizojnë shkencën.

"Shkenca nuk etnizohet asnjëherë, kemi më shumë universitete, nuk e etnizojmë dhe do të kemi më shumë institucione që merren me shkencë dhe art dhe duhet t'i zhvillojmë këto institucione dhe t'i mbështesim sa më shumë, sepse çdo vit kur publikohen rezultatet e renditjes së universiteteve, ne fatkeqësisht jemi askund. Të gjithë të japim maksimumin që shkencën dhe artin e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni ta zhvillojmë gjithnjë e më mirë", ka thënë Taravari.

Përfaqësuesit dhe liderët e partive që përbëjnë koalicionin “VLEN” gjatë fundjavës kanë pasur takim me Shoqatën e Akademisë shqiptare për shkencë dhe art në Tetovë nga ku paralajmëruan se komunat do të financojnë këtë shoqatë, ndërsa kanë paralajmëruar aktivitete me qëllim themelimin e Akademisë si institucion publik që shkaktoi reagime dhe mosmarrëveshje në mesin e partnerëve të tyre të koalicionit në Qeveri, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, si dhe në LSDM-në dhe BDI-në opozitare.

Претставници и лидери на партиите кои ја сочинуваат коалицијата „Вреди“ денеска имаа средба со Здружението Албанска академија на науките и уметност во Тетово од која најавија дека општините ќ

“Ne po ndërmarrim hapat e parë në institucionalizimin e Akademisë së shqiptarëve për shkencë dhe art. Në fazën fillestare kjo nismë do të financohet nga komunat, më pas do të punojmë drejt sigurimit të mbështetjes shtetërore duke e bërë këtë Akademi një institucion të qëndrueshëm dhe të financuar në mënyrë të duhur”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Përderisa qytetarët në vend, pavarësisht përkatësisë etnike, dëshirojnë të merren me shkencë dhe hulumtim, nuk duhet të frikësohemi. Shkojmë drejt progresit, shkojmë drejt evolucionit, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

"Edhe shqiptarët deri dje kishin problem edhe me arsimin fillor, të mesëm dhe universitet. Atë që tani e kërkojnë të përfshihen edhe në kërkimet shkencore ashtu edhe atë akademike, është për t'u përshëndetur dhe mendoj se do të gjejë mbështetje nga komuniteti më i madh, dmth. nga maqedonasit", tha Mexhiti.

Се додека граѓаните во државата, без разлика од која етничка припадност се, сакаат да се занимаваат со наука, истражување, не треба да се плашиме. Одиме кон прогрес, одиме кон еволуција, изја

I pyetur se pse kjo akademi të mos të jetë pjesë e ASHAM-it, Mexhiti deklaroi se ndoshta edhe kjo do të jetë një zgjidhje.

"Por edhe ASHAM duhet t'i hapë dyert. Do të pyes pse në ASHAM nuk ka të punësuar asnjë shqiptar. Vallë komuniteti i dytë nuk ka njerëz për në ASHAM, nuk duan të merren. Kjo është sfidë, e hapim këtë çështje dhe së bashku duhet të gjejmë një zgjidhje. Përderisa qytetarët e këtij vendi, pavarësisht nga përkatësia etnike, kërkojnë arsimim, kërkojnë të përfshihen në pjesën akademike, në kërkimet shkencore, ne duhet të jemi të lumtur dhe se është një kontribut dhe investim për të ardhmen e këtij vendi", tha Mexhiti.

Për paralajmërimet e “VLEN”-it kanë reaguar partnerët e saj të koalicionit në Qeveri, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, si dhe opozitaret LSDM dhe BDI.

Nga partia në pushtet VMRO-DPMNE thonë se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) është institucioni i vetëm që bashkon mendimin shkencor maqedonas dhe në përbërjen e saj ka shkencëtarë nga bashkësi të ndryshme etnike.


Централниот и Извршниот комитет на ВМРО-ДМНЕ вечерва на состаноци зад затворена врата во партиското седиште ја утврдува листата на кандидати за пратеници на претстојните парламентраниизбори н

"Si kriter për anëtarësim në Akademinë e Shkencave nuk mund të jetë përkatësia etnike apo politike, por arritjet shkencore dhe kontributi në shoqëri. Shkenca nuk është diçka që duhet dhe mund të politizohet dhe etnizohet", thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) duhet të mbetet institucioni i vetëm në të cilin anëtarësohen shkencëtarë të njohur nga të gjitha bashkësitë etnike. ASHAM poashtu duhet të jetë institucion që nuk guxon të jetë partiak apo të keqpërdoret nga individë për nevoja politike ditore. Kjo është diçka që ka ndodhur në të kaluarën, është qëndrimi i LSDM-së lidhur me paralajmërimet për themelimin e Akademisë shqiptare për shkencë dhe art.

null

"Kjo nuk është hera e parë që VLEN dhe liderët e saj e përmendin Akademinë shqiptare si projekt, por Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë heshtur vazhdimisht. Cilat kërkesa të tjera që janë të papranueshme për shumicën e qytetarëve, Mickoski i ka heshtur apo i ka pranuar fshehurazi? Patriotët më të mëdhenj Mickoski dhe Dimitrievski për hir të pozicionit komod në qeveri janë bërë të shurdhër ndaj këtyre kërkesave të VLEN-it dhe tani po përpiqen të poentojnë me një lloj mospranimi. Pyetja e vetme është se cili do të jetë çmimi për këtë dhe nëse ka ndonjë kërkesë tjetër nën tavolinë derisa akademia të kalojë", pyesin në LSDM.

Nga BDI thonë se kjo është një kuazi "akademi” komunale që turpëron intelektualët dhe kombin.

на најголемите политички партии во земјава, објавува мораториум на сите партиски активности во врска со парламентарните избори до 22 март 2020.

"Në përpjekje për të shfaqur ndonjë rezultat dhe për ta ndaluar rënien e lirë që po poshtëron kombin, Vlen paska “themeluar” “AKADEMINË” e shkencave dhe arteve e cila do të financohet, imagjinoni", nga komunat, rast i vetëm në botë”, një akademi mahallash. 

Akademiku Vllado Kambovski në deklaratën për televizionin Kanal 5 thotë se ideja e dy akademive kombëtare është e pamundur, diçka e panjohur në asnjë shtet

"Në çdo vend ekziston vetëm një Akademi kombëtare e shkencave dhe arteve, unë nuk njoh një vend në të cilin ekzistojnë dy akademi nacionale të shkencave dhe arteve. Ka akademi mjekësie, akademi arti e të tjera që nuk kanë karakter të akademive kombëtare, ndaj nuk e di se cila është ideja në përgjithësi. Nëse është ideja të krijohen dy akademi nacionale të shkencave dhe arteve, kjo është një ide e pamundur", deklaroi Kambovski.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR