• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari: Deri të premten do të sjellim vendim se si do të zgjidhet problemi me kompresorët për sallat kirurgjike

Taravari: Deri të premten do të sjellim vendim se si do të zgjidhet problemi me kompresorët për sallat kirurgjike

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot pas pranim-dorëzimit të funksionit i vizitoi kliniakt kirurgjike në Qendrën klinike, me qëllim të kontrollimit të disfunksionalitetit të kompresorëve në salla. Pas vizitës në salla, ai deklaroi se këto ditë do të marrë raport nga hulumtimet e bëra dhe shpreson se deri të premten do të sjellë vendim definitiv se si do të zgjidhet problemi - nëse do të mund të riparohet sistemi ekzistues apo do të instalohet sistem i ri.

"Sot bisedova pothuajse me të gjithë drejtorët dhe me drejtorët e shërbimeve të përgjithshme. Ata thonë se në disa salla të operacionit nuk ka kurfarë arome. Në disa salla të caktuara. Pres këto ditë, nesë apo pasnesër, të marr raport nga hulumtimet që janë bërë dhe të shohim se si më[ shpejtë ta zgjidhim problemin. Më nevojiten disa ditë për të sjellë vendim definitiv - nëse do të shkojmë me zgjidhej të shpejtë të problemit me hapjen e furnizimit të ri dhe menjëherë të instalojmë sistem të mri apo do të mund të riparohet", tha Taravari.

I pyetur si tani po zhvillohet programi operativ dhe nëse është rritur numri i operacioneve , Taravari u përgjigj se numri i operacioneve është reduktuar, por potencoi se nuk duhet të përshpejtohet me gjetjen e zgjidhjes dhe se duhet të punohet me kujdes sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish.

"Definitivisht është reduktuar numri i operacioneve, është shumë më i vogël për dallim prej atëherë kur ka punuar sistemi qendror kompresiv, megjithatë gjithçka funksionon. Prandaj them, ende nuk kemi zgjidfhje afatgjate dhe të sigurt. Prandaj, nuk duhet të shpejtohet, bëhet fjalë për jetë njerëzish. Më mirë të jemi të kujdesshëm dhe të gjejmë sa më parë zgjidhje afatgjate, sepse megjithatë numër i madh i pacientëve janë me sëmundje serioze të ciltë mjekohen këtu", tha Taravari. duke shtuar se ditët në vijim prioritet i tij do të jetë zgjidhja e këtij problemi.

Në pyetjen nëse shkohet me vendosje të sistemit të ri, i njejti do tëejtë i gatshëm deri në fund të dhjetorit siç ishte paralajmëruar, Taravari tha se sipas shërbimeve profesionale, për sistem të ri nevojiten minimum gjashtë muaj, por se fillimisht do të kontrollojnë nëse mund të riparohet sistemi ekzistues.

I pyetur nëse është i informuar se kompresori i jashtëm ka dështuar gjatë dy operacioneve, tek një fëmijë dhe tek një pacient me karcinom dhe nëse e din se si kanë prëfunduar ato intervenime kirurgjike, Taravari u përgjigj se nuk ka informata të tilla. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR