• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari: Dallimi nuk është i madh, ende nuk kemi vendosur se kë do të mbështesim në raundin e dytë

Taravari: Dallimi nuk është i madh, ende nuk kemi vendosur se kë do të mbështesim në raundin e dytë

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president i opozitës së bashkuar shqiptare "VLEN", Arben Taravari në konferencën e sontme për media deklaroi se në të gjitha njësitë zgjedhore të dominuara nga shqiptarët, respektivisht në të parën, të dytën dhe të gjashtën, diferenca është tre deri në katër mijë vota.

Kandidati për president ka thënë se ende nuk kanë vendosur se kë do të mbështesin në raundin e dytë. I pyetur nëse do të japë dorëheqje nëse humb nga Osmani, Taravari tha se për këtë do të diskutohet në organet e partisë.

"Të mbarojnë së pari zgjedhjet, vijojnë zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para si kryetar partie, për këtë do të diskutojmë në organet e partisë", ka thënë Taravari.

Opozita e bashkuar shqiptare sonte në konferencë për media ka falënderuar votuesit që dhanë votën e tyre për kandidatin për president Arben Taravari dhe pret që më 8 maj në zgjedhjet parlamentare të mposhtin BDI-në.

Opozita e bashkuar shqiptare sonte në konferencë për media ka falënderuar votuesit që dhanë votën e tyre për kandidatin e tyre për president Arben Taravari dhe pret që në zgjedhjet parlamenta

"Fitues i këtyre zgjedhjeve është VLEN, ndërsa BDI ka numrin e përgjithshëm të votave të bashkësive më të vogla etnike dhe qytetarëve që kanë nevojë për paratë e tyre. VLEN është përfaqësues legjitim i shqiptarëve, VLEN fitoi votat e shqiptarëve. BDI me këtë sjellje humbi legjitimitetin e fundit për të folur në emër të shqiptarëve. Prandaj më 8 maj ne do të fitojmë. Është e rëndësishme të theksojmë se ky rezultat sa u takon mandateve nuk është ndonjë dallim i madh nga BDI-ja dhe prandaj më 8 maj ky rezultat do të jetë në favorin tonë", deklaroi lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR