• e shtunë, 23 nëntor 2024

Taravari: BDI nuk është dashur të bëjë abstinencë katër mujore për të mos u parë me qytetarët

Taravari: BDI nuk është dashur të bëjë abstinencë katër mujore për të mos u parë me qytetarët

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili është pjesë e koalicionit "Vlen", duke e komentuar vendimin e Kryesisë qendrore të BDI-së të mbajnë mbledhje nga karakteri i hapur me praninë e qytetarëve, tha se atë që duhet ta bëjë BDI është të reformohet sepse, siç theksoi, ka shumë njerëz jokredibil ndërmjet tyre.

"BDI nuk shkon në protesta, por në takime me qytetarët. Unë u thashë, por i rekomandoj BDI-së që fillimisht të fillojnë reformat në parti. Mes tyre kanë mjaft njerëz jo të besueshëm. Ata kanë nevojë për përshtatje në opozitë. Pra, fillimisht ishin protestat, tani më duket për shkak të temperaturave të ulëta vendosën të takojnë qytetarët. Le të takohen. Madje mendoj se nuk është dashur të bëjnë një abstinencë kaq të gjatë prej katër muajsh, që të mos i shohin fare qytetarët", tha Taravari.

Kryesia qendrore e BDI-së dje ka mbajtur mbledhje në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, ku janë arritur disa konkluzione, ndër to edhe organizimi i takimeve të hapura. sa/

Foto dhe video: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR