• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi Toshkovski - Val: Qëllimi i MPB-së është zbatimi i një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik

Takimi Toshkovski - Val: Qëllimi i MPB-së është zbatimi i një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Qëllimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme është veprim ligjor dhe profesional në drejtim të organizimit dhe realizmit të procesit zgjedhor të drejtë dhe demokratik, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në takimin e sotëm me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilijan Val, në të cilën morën pjesë zëvendësministri Nazim Bushi, si dhe zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev.

Nga MPB-ja njoftojnë se Toshkovski e informoi ambasadorin Val me funksionimin momental të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e theksoi udhëheqjen e përbashkët e së njëjtës është me qëllim të përbashkët, që do të thotë se kjo do të sjellë vetëm të mira për qytetarët. 

"Ministri Toshkovski theksoi pamundësinë e Qeverisë që t'i miratojë të 15 pozitat e propozuara drejtuese në Ministri, dhe në vend të kësaj Qeveria miratoi vetëm 14 pozita të tilla, duke shprehur shqetësimin se Qeveria teknike ka vënë njollë në seancën e parë të këtij procesi", njoftojnë nga MPB-ja. 

 

 

Toshkovski shpjegoi problemin e trashëguar me procedurat për nxjerrjen e dokumenteve personale dhe prezantoi hapat e ndërmarra për zbutjen e kësaj gjendjeje, me qëllim që qytetarët të kenë qasje dinjitoze në dokumentet e tyre personale.

Në takim, ambasadori Val falënderoi për bashkëpunimin e suksesshëm me MPB-në dhe konfirmoi gatishmërinë e OSBE-së për intensifikimin e tij, duke theksuar se Misioni i OSBE-së mbetet një partner dhe mbështetës i fuqishëm i politikave që kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e shtetit dhe rajonit.

"Në të njëjtën kohë, ambasadori theksoi rëndësinë e proceseve të ardhshme zgjedhore dhe shprehu pritshmërinë e tij që ato të jenë të drejta dhe demokratike", njoftojnë nga MPB-ja.

 

Zëvendësministri plotësues Bojmacaliev falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm me Misionin e OSBE-së, duke theksuar organizimin e suksesshëm të Samitit të OSBE-së në Shkup.

"Ai prezantoi shkurt masat ligjore të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës e deri te krijimi i dokumentit të parë të udhëtimit me emrin e ri të shtetit, duke theksuar se ishte një procedurë e gjatë që nuk varej vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme", njoftojnë nga MPB-ja.

 Në fund të takimit bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Misionit të OSBE-së duhet të vazhdojë në nivelin më të lartë dhe do të kontribuojë për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për qytetarët dhe shtetin. qa

Foto: MPB



 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR