• e enjte, 04 dhjetor 2025

Takimi Sllaveski - Paoluçi: Banka Popullore është faktor i rëndësishëm për stabilitetin

Takimi Sllaveski - Paoluçi: Banka Popullore është faktor i rëndësishëm për stabilitetin

Shkup, 17 qershor 2025 (MIA) - Banka Popullore (BP) është institucion me kredibilitet dhe shtyllë e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në vend, u theksua gjatë takimit të punës mes guvernatorit Trajko Sllaveski me drejtorin e Bankës Botërore në vend, Masimilijano Paoluçi. 

Siç njoftojnë nga BP-ja, të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm mes dy institucioneve dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e partneritetit, veçanërisht në kontekstin e reformave strukturore, digjitalizimit dhe përmirësimit të gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së ekonomisë.  

Guvernatori Sllaveski theksoi se Banka Popullore edhe në të ardhme do të jetë e hapur për bashkëpunim në fushën e aistencës teknike dhe analizës, veçanërisht përmes projekteve që do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të kapacitetit institucional, si dhe në mbështetjen e politikave për përfshirje financiare dhe zhvillim të qëndrueshëm. 

Drejtoi Paoluçi theksoi se Banka Botërore është e vetëdijshme për rolin e rëndësishëm në Bankën Popullore për ruajtjen e stabilitetit dhe besimit në ekonomi, dhe shprehu gatishmëri për mbështetje të mëtejshme të proceseve të rëndësishme për përparimin ekonomik të vendit. qa/

Foto: Banka Popullore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR