Takimi pune i Këshillit Gjyqësor për aktvendimin e Gjykatës Administrative për shkarkimin e Damevës
- Këshilli Gjyqësor sot do të mbajë takim pune, në të cilin siç është paralajmëruar, do ta shqyrtojë vendimin e Gjykatës Administrative me të cilin shfuqizohet vendimi për shkarkimin e ish-kryetares së Këshillit, Vesna Dameva.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:33, 3 janar, 2024

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor sot do të mbajë takim pune, në të cilin siç është paralajmëruar, do ta shqyrtojë vendimin e Gjykatës Administrative me të cilin shfuqizohet vendimi për shkarkimin e ish-kryetares së Këshillit, Vesna Dameva.
Pas vendimit, siç njofton Këshilli Gjyqësor, duhet të ndërmerren veprime brenda 30 ditëve dhe nuk ka të drejtë ankese.
Vesna Dameva u shkarkua nga funskioni kryetare e Këshillit Gjyqësor në prill të vitit të kaluar, kur zëvendësi i saj Selim Ademi, kërkoi të votohet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit, ajo ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative.
Ky shkarkim e dëmtoi besueshmërinë e Këshillit Gjyqësor, i cili pati disa reagime në opinion, ndërsa ishte dërguar një mision vlerësues nga Bashkimi Evropian, i cili ka përgatitur 40 rekomandime për përmirësimin e funksionimit të Gjykatës. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s