• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi mes Putinit dhe Erdoganit përfundoi pas tre orësh bisedime, u diskutuan të gjitha çështjet kryesore

Takimi mes Putinit dhe Erdoganit përfundoi pas tre orësh bisedime, u diskutuan të gjitha çështjet kryesore

Soçi, 4 shtator 2023 (MIA) - Pas tre orësh bisedime, ka përfunduar takimi i presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij turk Rexhep Erdogan në Soçi.

Sipas Putinit, takimi ishte konstruktiv dhe afarist dhe u diskutuan të gjitha çështjet kryesore.

Presidenti rus tha se të dy vendet po rrisin përdorimin e valutave kombëtare në llogari të dollarit dhe euros në pagesat e ndërsjella, duke shtuar se deri në shtator të këtij viti, Rusia kishte furnizuar Turqinë me më shumë se 10 miliardë metra kub gaz dhe se Gazprom i ishte paraqitur një udhërrëfyes për ndërtimin e një qendre gazi nga Ankaraja, raportojnë agjencitë e huaja.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu luftën në Ukrainë dhe marrëveshjen e grurit të Detit të Zi. Sipas Putinit, Rusia është e detyruar të tërhiqet nga marrëveshja. Ai beson se çmimet e grurit po bien dhe nuk ka mungesë të ushqimit në botë.

Presidenti rus siguroi se Moska do të jetë e gatshme të kthehet në zbatimin e marrëveshjes së grurit pasi të jenë përmbushur të gjitha detyrimet sipas tij. Ai tha se Rusia ishte afër një marrëveshjeje për furnizimet e grurit pa pagesë në Afrikë, e cila mund të fillojë brenda dy deri në tre javë, raportuan agjencitë. sa/

Foto: EPA


  

 

QËNDRONI TË LIDHUR