• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi Limani - Sanz Luke në Gjenevë: Po forcojmë bashkëpunimin me UN Women përmes projekteve dhe masave konkrete të përbashkëta

Takimi Limani - Sanz Luke në Gjenevë: Po forcojmë bashkëpunimin me UN Women përmes projekteve dhe masave konkrete të përbashkëta

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, gjatë qëndrimit të tij të punës në Gjenevë, u takua me Drejtoreshën  Rajonale të UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, Belen Sanz Luke, informojnë nga Ministria.

Në takim u diskutuan tema specifike, si thellimi i bashkëpunimit dhe forcimi i mbështetjes për gratë viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre, përmes ofrimit të strehimoreve (Qendrat e strehimit) në të gjithë shtetin.

Pika e bisedës ishte edhe mbështetja e grave rurale, në drejtim të ofrimit të kushteve për aktivizimin e tyre në tregun e punës dhe mundësive për përkujdesjen e fëmijëve në institucionet parashkollore në mjedisin ku ato jetojnë. Kjo paraqet një përfitim të dyfishtë në atë që ata bëhen ekonomikisht të pavarur dhe fëmijët e tyre përfshihen në procesin parashkollor, nga i cili përfitojnë edhe ata edhe shteti.

Drejtoresha Rajonale, Sanz Luke shprehu mbështetjen e saj në projekte dhe masa për të rinjtë, me theks tek vajzat e reja dhe dhe dukshmëria e tyre më e madhe në shoqëri.

Të dyja palët ranë dakord për zgjerimin e bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta dhe nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi në fushat që mbulon ministria.

Konkluzioni i dyanshëm në fund të takimit ishte se nëse ligjet nuk zbatohen, kot shkruhen në letër.

Maqedonia e Veriut, thonë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, bëri një hap të rëndësishëm përpara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të grave me miratimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje dhe ndryshimet në Kodin Penal. bsh/

Foto: Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

QËNDRONI TË LIDHUR