• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi Limani – Muzhaqi në margjinat e Forumit Rinor në kuadër të Procesit të Berlinit

Takimi Limani – Muzhaqi në margjinat e Forumit Rinor në kuadër të Procesit të Berlinit

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në margjinat e Forumit Rinor në kuadër të Procesit të Berlinit, ka zhvilluar një takim me Ministren e Shtetërore për Rininë dhe Fëmijët e Shqipërisë, Bora Muzhaqi.

Siç informojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe inisë, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e politikave për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe shkëmbimin e përvojave të të rinjve.

 Dy ministrat ranë dakord se vetëm të rinjtë mund t'i udhëheqin vendet drejt rrugës së eurointegrimit

"Ne, vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, kemi shumë më tepër gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë. Prandaj është e një rëndësie të veçantë lidhja e të rinjve në rajon përmes iniciativave, ngjarjeve dhe proceseve të ndryshme të përbashkëta", tha Limani.

Bashkëbiseduesit iu referuan edhe rëndësisë dhe rolit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor RYCO, e cila prej 8 vitesh punon për të lidhur të rinjtë nga rajoni.

Një nga konkluzionet e takimit ishte se si vende nga Ballkani Perëndimor, ne duhet të bëjmë më shumë përpjekje për të ecur më shpejt dhe për t'u bërë konkurrues me vendet e tjera të BE-së. sa/

Foto: Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë


 

 


 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR