• e premte, 05 dhjetor 2025

Takimi Kocevski - Le Rigoler

Takimi Kocevski - Le Rigoler

Shkup, 30 prill 2025 (MIA) - Gjendja në Prokurorinë Publike dhe mbështetja franceze për reformat në sektorin e drejtësisë në përgjithësi ishin temat e takimit të sotëm midis Prokurorit Publik të Shtetit Ljupço Kocevski dhe ambasadorit francez në vend Kristof Le Rigoler.

 Shërbimi për shtyp i Prokurorisë Publike njoftoi se Prokurori Kocevski detajisht e ka njoftuar ambasadorin Le Rigoler rreth sfidave, veçanërisht në aspektin e personelit dhe kushteve financiare, me të cilat përballet Prokuroria Publike, si dhe aktivitetet e ndërmarra për të forcuar transparencën dhe besimin në institucion.

 "Për Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimi ndërkombëtar është një prioritet  i lartë, dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi me Republikën e Francës theksohet si jashtëzakonisht i rëndësishëm. Për ne dhe për sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në tërësi, përvoja e pasur që sistemi juridik i Republikës së Francës mund të ofrojë në nivel ekspertësh është veçanërisht e vlefshme", tha Kocevski.

Le Rigoler, ndërkaq shprehu mbështetje për aktivitetet e Prokurorisë Publike, duke theksuar se sistemi gjyqësor është një fushë kyçe për sundimin e ligjit dhe është gjithmonë një subjekt interesi nga perspektiva e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR