Takim i Siljanovskës me këshilltarët e pavarur të cilët i kontestojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për numrin e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur
- Këshilltarët e pavarur konsiderojnë se ndryshimet aktuale të Kodit Zgjedhor, të cilat parashohin detyrimin për të mbledhur më shumë se 1 për qind të nënshkrimeve nga elektorati për dorëzimin e listave të kandidatëve të pavarur në disa komuna, vihen në një pozitë të pabarabartë në procesin zgjedhor. Ata e shprehën këtë qëndrim sot në një takim me presidenten Gordana Siljanovska Davkova.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:21, 7 korrik, 2025
Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Këshilltarët e pavarur konsiderojnë se ndryshimet aktuale të Kodit Zgjedhor, të cilat parashohin detyrimin për të mbledhur më shumë se 1 për qind të nënshkrimeve nga elektorati për dorëzimin e listave të kandidatëve të pavarur në disa komuna, vihen në një pozitë të pabarabartë në procesin zgjedhor. Ata e shprehën këtë qëndrim sot në një takim me presidenten Gordana Siljanovska Davkova.

Për ta, siç informojnë nga kabineti i Siljanovskës, ndryshimet e lartpërmendura janë jokushtetuese si nga pikëpamja procedurale për shkak të procedurës së shkurtuar, ashtu edhe nga aspekti material për shkak të diskriminimit.
"Ata presin nga deputetët një zgjidhje ligjore që do të marrë parasysh barazinë e garantuar kushtetuese të të drejtave pasive dhe aktive të votimit të çdo qytetari, duke inkurajuar pluralizmin politik dhe duke mundësuar zgjedhje të drejta dhe demokratike", thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentes.

Siljanovska Davkova riafirmoi nevojën për një procedurë gjithëpërfshirëse me qëllim arritjen e një konsensusi të gjerë mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, respektimin e parimeve, rregullave dhe praktikave të mira ndërkombëtare zgjedhore, si dhe marrjen parasysh të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Foto: Kabineti i presidentes së RMV-së