• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Takimi i Mucunskit me ambasadorin e Urdhrit Sovran Ushtarak të Shën Jovanit nga Jerusalemi, Rodosi dhe Maltës Françesko Savario Xhusti

Takimi i Mucunskit me ambasadorin  e Urdhrit Sovran Ushtarak  të Shën Jovanit nga Jerusalemi, Rodosi dhe Maltës Françesko Savario Xhusti

Shkup, 8 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski këtë mëngjes ka realizuar takim me ambasadorin e Urdhrit Sovran Ushtarak të Shën Xhovanit nga Jerusalemi, Rodosit dhe Maltës Françesko Saverio Xhusti. 

"Gjatë bisedës u shpreh kënaqësia nga zhvillimi i suksesshëm i marrëdhënieve dypalëshe të cilat reflektojnë mirëkuptim të ndërsjellë dhe respekt të sinqertë. Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për donacionet e deritanishme së bashku me aksionet e organizuara humanitare që lënë gjurmë të qëndrueshme në forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella", njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. 

 Në bisedat me bashkëbiseduesin e tij, ministri Mucunski përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të ambasadorit të Urdhrit Sovran Ushtarak të Shën Xhovanit nga Jerusalemi Rosod dhe Maltës në skenën ndërkombëtare, veçanërisht i vlerësuar për shkak të përkushtimit shekullor për lartësimin e njerëzimit dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

 Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë për nënshkrimin e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim që do të mundësonte rritjen e bashkëpunimit në disa fusha që janë në përputhje me natyrën e punës së Urdhrit, si shëndetësia, puna sociale, aktivitetet humanitare. qa/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

 

QËNDRONI TË LIDHUR