• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi i ministrit Nikollovski me amasadorin e sapoemëruar francez, Kristof Le Rigoler

Takimi i ministrit Nikollovski me amasadorin e sapoemëruar francez, Kristof Le Rigoler

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot realizoi takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të Francës në Maqedoni, Kristofo Le Rigoler.

 Siç njoftuan nga Ministria e Transportit, në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për polotikat aktuale dhe çështjet ekonomike në vend dhe rajon, me theks të veçantë të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. 

 

Ministri Nikollovski e theksoi bashkëpunimin e mirë me Francën, duke e theksuar mbështetjen që e mundëson Franca në realizimin e qëllimeve strategjike në vend. Ai e njoftoi ambasadorin me programin qeveritar dhe investimet në infrastrukturë, veçanërisht në pjesën e korridoreve hekurudhore dhe rrugore. 

 "Të dy biseduan edhe për reformat që zbatohen si pjesë e procesit të eurointegrimit të vendit. Ministri ambasadorit të sapoemëruar Le Rigoler i uroi punë të suksesshme diplomatike në vend, duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar nevojën e intensifikimit të këtij bashkëpunimi mes dy vendeve", njoftuan nga Ministria e Transportit. qa/

Foto: Ministria e Transportit

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR