• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi i ministrit Misajlovski me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer dhe atasheun e ri të  mbrojtjes, kolonelin Kristian Tesar

Takimi i ministrit Misajlovski me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer dhe atasheun e ri të  mbrojtjes, kolonelin Kristian Tesar

 Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Australisë Martin Pamer, zëvedësshefin e Misionit, Matijas Humenberge, atasheun e sapoemëruar dhe ish-atasheun e mbrojtjes së Austrisë, kolonel Kristian Tesar dhe kolonelin Kristian Smutek, njoftuan sot nga Ministria e Mbrojtjes. 

 

Ministri Misajlovski në takim shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer me atasheun e deritanishëm të mbrojtjes, kolonel Smutek, dhe i uroi mirëseardhje dhe bashkëpunim të suksesshëm atasheut të sapoemëruar, kolonel Tesar.

 Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh i mbrojtjes me Austrinë dhe mundësitë për përparimin e saj në fushën e logjistikës, përballjen e gjendjeve të krizës, trajnimin dhe edukimin ushtarak, kurset e operacioneve paqeruajtëse dhe fusha të tjera. qa/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

QËNDRONI TË LIDHUR