• e martë, 21 prill 2026

Takimi i lamtumirës i kryeparlamentarit Gashi me Faisal Gazi Ismail Hifzi

Takimi i lamtumirës i kryeparlamentarit Gashi me Faisal Gazi Ismail Hifzi

Shkup, 20 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim të lamtumirës me Faisal Gazi Ismail Hifzi, ambasador jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite me seli në Tiranë, kumtuna nga shërbimi për shtyp i Kuvendit. 

"Kryetari Gashi e vlerësoi ambasadorin për angazhimin e tij personal dhe aftësitë diplomatike, të cilat kontribuan ndjeshëm në forcimin e urave midis dy vendeve mike. Ai vuri në dukje se në të ardhmen pret që procesi i hapjes së ambasadave rezidente në Shkup dhe Riad të vazhdojë, gjë që do të jetë një hap historik përpara për marrëdhëniet dypalëshe", shkruan në kumtesën. 

Kryetari Gashi e përshëndeti rolin kryesor dhe konstruktiv të Mbretërisë së Arabisë Saudite në realitetin e ri dhe kompleks gjeopolitik të Lindjes së Mesme dhe theksoi se e vlerëson shumë politikën e tyre të deeskalimit, dialogut dhe gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për paqen në rajon.

"Ambasadori Ismail Hifzi theksoi se ka punuar intensivisht për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe nxitjen e interesit për investime saudite në tregun e Maqedonisë, si dhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve përmes shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se është e nevojshme të avancohet bashkëpunimi i ndërsjellë në sferat e kulturës, arsimit dhe turizmit, që do të thotë njohje dhe forcim edhe më i madh i bashkëpunimit midis dy vendeve", shtohet në kumtesën. ls/ 

Foto: Shërbimi për shtyp i Kuvendit

 

QËNDRONI TË LIDHUR