• e martë, 21 prill 2026

Ka ndërruar jetë gazetarja Gordana Duvnjak

Ka ndërruar jetë gazetarja Gordana Duvnjak

Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Pas një sëmundjeje të gjatë, ndërroi jetë gazetarja dhe redaktorja Gordana Duvnjak, një nga figurat e njohura në gazetarinë maqedonase, veçanërisht në fushën e politikës dhe drejtësisë. Ajo ka lënë pas një karrierë të pasur dhe të rëndëshsihme që ka zgjatur më shumë se tre dekada.

Duvnjak e filloi karrierën e saj gazetareske në vitin 1988 në Radio-televizionin e Maqedonisë, ku punoi për dy vjet. Nga viti 1991 deri në vitin 1999, ajo ishte pjesë e redakmsisë së "Nova Makedonija", e më pas vazhdoi angazhimin e saj afatgjatë në "Utrinski vesnik", ku punoi si gazetare dhe redaktore nga viti 1999 deri në vitin 2017.

Ajo vazhdoi rrugën e saj profesionale në agjencinë e lajmeve "Makfaks" në vitin 2017, dhe një vit më vonë u bë pjesë e stacionit televiziv "1TV", ku mbajti edhe një pozicion redaktues. Që nga viti 2019, ajo ka punuar në javoren "Fokus".

Varrimi do të jetë nesër në ora 12:00 në varrezat e Butelit.

Gordana Duvnjak ishte 61 vjeçe. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR