Në Universitetin e Tetovës u përurua pajisja laboratorike për analiza të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit
- Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit (UT), u bë përurimi i pajisjes laboratorike për analiza të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, një investim i rëndësishëm që ka për qëllim forcimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe përmirësimin e standardeve në këtë sektor. Kjo pajisje laboratorike është donacion nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë drejtues të institucionit dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, ndër të cilët rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, dekani i FTUU-së, Prof. Dr. Gafur Xhabiri, koordinatori i projektit të këtij donacioni, Prof. Dr. Ismail Ferati, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z. Cvetan Tripunovski, si dhe Zëvendësministri z. Albrim Hoxha.
You need to login to view this page