Minçev dhe Superti në Budva: Thellimi i bashkëpunimit për reforma dhe integrim i BE-së
- Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në kuadër të konferencës ministrore në Budva realizoi takim dypalësh me drejtorin e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësisë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentin Superti.
- Post By Melahat Baftija
- 11:04, 21 prill, 2026
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në kuadër të konferencës ministrore në Budva realizoi takim dypalësh me drejtorin e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësisë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentin Superti.
Takimi, siç është theksar në komunikatën e Ministrisë së Administratës Publike, paraqet vazhdimësi të bisedimeve që paraprakisht janë mbajtur në Bruksel, me ç'rast bahskëbiseduesit kanë shkëmbyer opinione për avancim të mëtejshëm të reformave në administratën publike dhe dinamikën e zbatimit të tyre.

Ministri Minçev theksoi angazhimin strategjik të ministrisë dhe Qeverisë për të ndërtuar një administratë publike efikase, transparente dhe profesionale, plotësisht në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane.
Superti përshëndeti progresin e bërë, duke theksuar se Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbetet një partner i qëndrueshëm në mbështetjen e proceseve reformuese dhe integrimit evropian të Maqedonisë.
"Takimi në Budva riafirmoi angazhimin e përbashkët për thellimin e partneritetit dhe promovimin e bashkëpunimit, drejt zbatimit efikas të reformave dhe arritjes së qëllimit strategjik, gjegjësisht anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian", thuhet në komunikatë. mb/
Foto: Ministria e Administratës Publike