• e enjte, 04 dhjetor 2025

Takimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski me ambasadorin austriak Martin Pamer

Takimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski me ambasadorin austriak Martin Pamer

Shkup, 4 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostandinovski ka realizuar takim me Martin Pamer, ambasador i Republikës së Austrisë në vend. 

Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, Kostandinovski e njoftoi ambasadorin Pamer për aktualitetet dhe sfidat me të cilat përballet Gjykata dhe e njoftoi me prioritetet në mandatin e tij. 

Në takim u shpreh kënaqësi e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy gjykatave kushtetuese, ku kryetari  Kostadinovski i dorëzoi një ftesë kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Kristof Grabenvarter. 

Ambasadori Pamer  theksoi se do të angazhohet për krijimin e një bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy gjykatave, duke theksuar se e vlerëson shumë angazhimin e Gjykatës Kushtetuese të vendit, e cila ka një rol kyç në sigurimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. qa/

Foto: Gjykata Kushtetuese

 

QËNDRONI TË LIDHUR