• e premte, 05 dhjetor 2025

Takime të ministrit Mucunski me sekretaren e përgjithshme të APKE, Despina Shacivasiliu dhe me zëvendësguvernatorin e Bankës për Zhvillim të KE, Tomash Boçek

Takime të ministrit Mucunski me sekretaren e përgjithshme të APKE, Despina Shacivasiliu dhe me zëvendësguvernatorin e Bankës për Zhvillim të KE, Tomash Boçek

Shkup, 9 shtator 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së punës në Strasburg, sot realizoi takime të ndara me sekretaren e përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Despina Shacivasiliu, dhe me zëvendësguvernatoren e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Tomash Boçek. 

Siç informoi MPJTJ, në takimin me sekretaren e përgjithshme Despina Shacivasiliu ishte konfirmuar “përkushtimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për avancimin e demokracisë, sundimin e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut, si dhe pjesëmarrja aktive e shtetit tonë në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”. 

“Me zëvendësguvernatorin Tomash Boçek ishte theksuar mbështetja e vazhdueshme dhe bashkëpunimi konstruktiv me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës për projekteve të realizuara të CEB në Maqedoninë e Veriut. Njëherësh, ishin shqyrtuar mundësitë konkrete për thellimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi në kontekst të integrimit evropian dhe qëndrueshmërisë rajonale”, bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme 

 

QËNDRONI TË LIDHUR