• e shtunë, 29 qershor 2024

Takim Toshkovski - Gir: Bashkëpunimi i delegacionit të BE-së dhe MPB-së do të vazhdojë me intensitet të pazvogëluar

Takim Toshkovski - Gir: Bashkëpunimi i delegacionit të BE-së dhe MPB-së do të vazhdojë me intensitet të pazvogëluar

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Bashkëpunimi mes Delegacionit të BE-së në shtet dhe MPB-së do të vazhdojë me intensitet të pazvogëluar. Këtë e konkluduan ministri i Punëve të Brendshme, PançeToshkovski dhe ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, në takimin e sotëm të punës, ku morën pjesë edhe zëvendësministri Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues, Mitko Bojmacaliev.

Toshkovski e njoftoi euroambasadorin Gir me funksionimin e përbashkët të MPB-së në Qeverinë teknike, e cila, siç tha, ka për qëllim veprimin legjitim dhe profesional në drejtim të organizimit dhe zbatimit të procesit të drejtë dhe demokratik zgjedhor.

Siç informojnë nga MPB, minsitri Toshkovski e theksoi bllokadën nga ana e Qeverisë të miratohen të gjitha tetë propozim pozicionet në minsitri të cilat duhet të kryesojnë me Sektorët për punë të brendshme në vend dhe në vend të asaj nga ana e Qeverisë është marrë pëlqimi për shtatë pozita të tilla.

Toshkovski i arsyetoi edhe masat e ndërmarra me qëllim të zbutjes së procedurave për dhënie të dokumenteve personale në mënyrë që qytetarët, në njëfarë mënyre dinjitore, siç thonë nga MPB, të mund të vijnë drejt dokumenteve të tyre personale. Në atë kontekst, ai tregoi edhe për respektimin e procedurave juridike lidhur me afatin e rëndësisë së dokumenteve të udhëtimit, duke u vënë në rol të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në raport me lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Njëherit, ai theksoi edhe për atë se asnjë shtet tjetër, përveç shtetit amë, nuk mund ta heqë validitetin e dokumenteve të udhëtimit të një shteti tjetër.

Në takim, ambasadori Gir u falënderua për bashkëpunimin e suksesshëm me MPB-në dhe i potencoi sferat dhe projektet në të cialt ato deri më tani ka arritur intensitet më të madh, duke e vënë theksin e bashkëpunimit në sferën e sigurisë kibernetike, posaçërisht në proceset zgjedhore të cialt pasojnë, për çka delegacioni i BE-së qëndron në dispozicion të japë mbështetje nëse ka nevojë për atë.

Zëvendësministri plotësues Bojmacaliev u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm me delegacionin e BE-së, para së gjithash gjatë hapjes së Internet Qendrës në Prilep dhe ndërtesa për forenzikë në qarkun e MPB-së, të cilat, siç theksojnë nga Minsitria, dukshëm ndikojnë për përmirësimin e kapacitetit të MPB-së.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit janë dakorduar se bashkëpunimi i delegacionit të BE-së dhe MPB do të vazhdojë të zhvillohet me intensitet të pazvogëluar, e me atë do të vihet theks i posaçëm në vazhdimin e projekteve tashmë të filluara, me çka, siç thonë nga MPB, konfirmohet qëllimi i projektuar i shtetit në rrugën drejt anëtarësimit të barabartë në Bashkimin Evropian. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR