• e premte, 22 nëntor 2024

Takim pune të ministrit Lutkov me ambasadoren e SHBA-së, Ageler

Takim pune të ministrit Lutkov me ambasadoren e SHBA-së, Ageler

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot realizoi takim pune me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler. 

Siç kumtoi Ministria e Kulturës, Lutkovi e njoftoi ambasadoren Ageler me reformimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ndërsa u shqyrtua mundësia e mbështetjes së lokaliteteve që ndodhen në rrugën e tranzitit për shikueshmëri më të madhe të tyre për turistët që kalojnë tranzit nëpër vendin tonë. Ai falënderoi Ambasadën e SHBA-së në vendin tonë dhe ambasadoren Ageler për mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve nga Fondi i ambasadorit për ruajtjen e kulturës. Nga Fondi, përmes thirrjes publike, deri më tani janë ndarë më shumë se një milion e gjysmë dollarë, me të cilat është bërë mbrojtja e shumë lokaliteteve dhe objekteve dhe është bërë restaurimi dhe konservimi i përmendoreve të rëndësishme të kulturës në vendin tonë.

 

"Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, duke qenë se SHBA-ja janë mbështetëse e vazhdueshme e proceseve integruese të vendit tonë. Lutakov dhe Ageler ranë dakord që së bashku të vizitojnë Përmendoren e Lirisë nga Gligor Çemerski në Koçan, i cili është duke u konservuar dhe restauruar plotësisht me fondet e siguruara nga Fondi i Ambasadorëve të SHBA-së", theksoi Ministria. 

 U theksua gjithashtu rëndësia e këndeve amerikane (në Shkup, Manastir, Tetovë, Shtip dhe në Strugë), funksionimi i suksesshëm i të cilit, siç u theksua, është edhe një dëshmi e partneritetit të përhershëm që ekziston ndërmjet dy vendeve tona dhe përkushtimit për thellimin e lidhjeve kulturore ndërmjet popullit të Maqedonisë dhe amerikan.

 

Ambasadorja Ageler i dërgoi ftesë ministrit Lutkov që të vizitojë një nga këndet amerikane ku do të takohen me studentët që shfrytëzojnë shërbimet e këtyre qendrave kulturore.

 Të dy vendet vitin e ardhshëm do të festojnë 30 vjetorin nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. qa

Foto: Ministria e Kulturës

 

QËNDRONI TË LIDHUR