• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim për rregulloret për projektim me eurokodet

Takim për rregulloret për projektim me eurokodet

 Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet takim për prezantimin e rregullores së Bashkimit Evropian e cila i obligon kompanitë projektuese dhe ndërtimore të fillojnë me projektimin me eurokodet nga 1 shtatori i këtij viti.

Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të Shoqatës së Industrisë së Ndërtimit të Materialeve Ndërtimore dhe Jometaleve në Odën Ekonomike, Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Çertifikuar dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë në UKIM.

 "Qëllimi është të prezantohet rëndësia dhe urgjenca e trajnimeve që organizohen në këtë drejtim, sepse në këtë mënyrë kompanitë e ndërtimit së shpejti do të përballeshin me konkurrencën e kompanive të huaja në tregun vendas dhe do të mund ta humbin edhe tregun jashtë vendit", informon. Oda e Tregtisë.

 Janë paraparë deklarata për media nga Kristinka Çulak, kryetare e Odës së Arkitektëve të Çertifikuar dhe Inxhinierëve të Çertifikuar, prof. Dr. Goran Markovski, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë në UKIM dhe Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës për Ndërtimtari, Industri të Materialeve Ndërtimore dhe Jometaleve.

 

QËNDRONI TË LIDHUR