Takim Nikolloski-Gruber: Konfirmohen marrëdhëniet e mira midis Maqedonisë dhe Austrisë
- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Vjenë, realizoi takim me Severin Gruber, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë Federale të Ekonomisë. Në takim, në të cilin u konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe, u bisedua edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:37, 17 nëntor, 2025
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Vjenë, realizoi takim me Severin Gruber, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë Federale të Ekonomisë. Në takim, në të cilin u konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe, u bisedua edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve.

"Të dy folësit theksuan se Maqedonia dhe Austria kanë bashkëpunim të shkëlqyer ekonomik, Austria konsiderohet si një nga investitorët më të mëdhenj në Maqedoni , ndërsa në këtë drejtim bashkëpunimi bazohet në besim, marrëdhënie miqësore midis vendeve dhe kushte të favorshme për investime", informojnë sot nga Ministria e Transportit.
Zëvendëskryeministri Nikolloski në takim theksoi se Maqedonia ka hyrë në një cikël të fortë investimesh në zhvillimin e infrastrukturës dhe modernizimin e korridoreve të transportit. Në këtë drejtim, prezantoi projektin për hekurudhë të shpejtë në korridorin 10, përfitimet ekonomike dhe transportuese nga zbatimi i këtij projekti për rajonin dhe Evropën Juglindore.

Përfshirja e Austrisë në këtë projekt rajonal do të nxitë perspektivat ekonomike të rajonit, ka potencuar zëvendëskryeministri Nikolloski, duke shtuar se kjo do të kontribuojë në stabilizimin, transportin e shpejtë dhe të besueshëm të mallrave dhe pasagjerëve.
Në takim është biseduar edhe për realizimin e investimeve të përbashkëta në rrjetin e gazsjellësit, politikat ekonomike të qeverive, ndërsa kanë shkëmbyer edhe mendime në lidhje me zhvillimet aktuale politike dhe ndikimin e tyre në rajon.
Foto: Ministria e Transportit