Takim joformal i Këshillit të BE-së në Varshavë
- Në Varshavë sot mbahet takimi joformal i Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së, ku do të bisedohet për kërcënimet hibride, me të cilat ballafaqohen vendet-anëtare të BE-së dhe partnerët që synojnë të hyjnë në BE.
- Post By Besnik Shuki
- 10:50, 18 shkurt, 2025

Varshavë, 18 shkurt 2025 (MIA) - Në Varshavë sot mbahet takimi joformal i Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së, ku do të bisedohet për kërcënimet hibride, me të cilat ballafaqohen vendet-anëtare të BE-së dhe partnerët që synojnë të hyjnë në BE.
Në takimin pritet të bisedohet edhe për përforcimin e gatishmërisë civile dhe ushtarake evropiane dhe Kornizën disavjeçare financiare (VFO) të Unionit për periudhën pas vitit 2027.
"Pasi zgjerimi është prioritet për Bahskimin Evropian, jam e sigurt se kjo do të shqyrtohet shumë mirë në VFO-në e ardhshme", deklaroi eurokomisarja për zgjerim Marta Kos pas arritjes në takim. bsh/