Takim i Siljanovska Davkova me komandantin e Gardës Kombëtare të Uermont Najt dhe zëvendësambasadoren e SHBA-së, Nikoll Uarns
- - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër i priti gjeneral - major Gregori Najt, komandant i Gardës Kombëtare të Uermont dhe zëvendësambasadoren e SHBA-së, Nikoll Uarns, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin gjithpërfshirës të shtetit tonë me Gardën Kombëtare të Uermont, si pjesë e rëndësishme e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe mbështetjes së vazhdueshme të cilën SHBA-ja nga fillimi i pavarësisë ia jep integrimeve euroatlantike të shtetit tonë, zhvillimit të saj demokratik, sigurisë dhe qëndrueshmërisë.
- Post By Fitore Curri
- 13:16, 19 gusht, 2024
Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër i priti gjeneral - major Gregori Najt, komandant i Gardës Kombëtare të Uermont dhe zëvendësambasadoren e SHBA-së, Nikoll Uarns, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin gjithpërfshirës të shtetit tonë me Gardën Kombëtare të Uermont, si pjesë e rëndësishme e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe mbështetjes së vazhdueshme të cilën SHBA-ja nga fillimi i pavarësisë ia jep integrimeve euroatlantike të shtetit tonë, zhvillimit të saj demokratik, sigurisë dhe qëndrueshmërisë.
Siç informojnë nga kabineti i saj, presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e projekteve për modernizim dhe furnizim të Armatës dhe e ka theksuar rolin e rëndësishëm të cilin Garda Kombëtare e Vermontit e ka pasur në përmbushjen e standardeve të NATO-s dhe hyrjes së shtetit në Aleancë.
"Presidentja Siljanovska Davkova i përshëndeti qëllimet për zgjerim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Vermontit për fuqizimin e kapaciteteve tona në mbrojtje dhe siguri", thuhet në kumtesën e sotme.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin në kuadër të aleancës së NATO-s dhe për situatën në rajonin më të gjerë, në kontekst të agresionit rus në Ukrainë. Presidentja Siljanovska Davkova e ka riafirmuar përkushtimin e shtetit që të kontribuojë, në bazë të mundësive dhe kapaciteteve në përballjen me kërcënimet e përbashkëta. fc/
Fotografia: Kabineti i Presidentes së RMV-së