• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Takim i Siljanovska Davkovës me Vuçiqin në Ilinden në Sh. Prohor Pçinjski

Takim i Siljanovska Davkovës me Vuçiqin në Ilinden në Sh. Prohor Pçinjski

Beograd, 1 gusht 2024 (MIA) - Në kompleksin e manastirit Sh. Prohor Pçinjski nesër do të takohen presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova dhe presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Në kumtesën e shërbimit për bashkëpunim mediatik të presidentit serb shtohet se të dy presidentët më 2 gusht në mesditë do të vizitojnë bashkërisht kishën në kompleksin e manastirit, pas së cilës presidenti serb dhe ajo e Maqedonisë do të zhvillojnë takim dhe më pas do t'u drejtohen mediave dhe mysafirëve të pranishëm.

Presidenti i Serbisë më 23 korrik realizoi bisedë telefonike me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska Davkova, ku ndër të tjera u ra dakord për një vizitë të përbashkët në Ilinden në manastirin Prohor Pçinjski.

"Një bisedë e përzemërt me presidenten @gordana_siljanovska_davkova për çështjet më të rëndësishme të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe veçanërisht ekonomike, si dhe për vendin e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në agjendën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe mbështetjes reciproke në rrugën #BE. Presidentja e Maqedonisë së Veriut e falenderoi për ndihmën që Serbia dha në shuarjen e zjarrit dhe theksova se rëndësia e bashkëpunimit rajonal është që ne të ndihmojmë njëri-tjetrin në mënyrën më të mirë dhe më të shpejtë. Kemi rënë dakord të vizitojmë së bashku manastirin Prohor Pçinjski në Ilinden, i cili do të jetë gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të forcuar më tej lidhjet midis dy popujve tanë. Shfrytëzova rastin të ftoj homologen time të nderuar të vizitojë Serbinë, për të konkretizuar disa nga planet që do ta ngrisin bashkëpunimin tonë në një nivel më të lartë", ka shkruar Vuçiqi në profilin e tij në Instagram. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR