Takim i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit me përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Shkup
- Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marina Dimovska, bashkë me zëvendëssekretarin e përgjithshëm, Boban Stojanoski, sot realizuan takim pune me përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Shkup.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:59, 2 shtator, 2024
Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marina Dimovska, bashkë me zëvendëssekretarin e përgjithshëm, Boban Stojanoski, sot realizuan takim pune me përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Shkup.
Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm midis Kuvendit dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, projektet aktuale dhe realizimin e tyre, si dhe për prioritetet dhe nevojat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për planifikimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.
Përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Shkup informuan për aktivitetet lidhur me ngjarjet që duhet të realizohen në bashkëpunim me Kuvendin me fokus në dy fusha, barazinë gjinore dhe rolin mbikëqyrës të Kuvendit.
Sekretarja e përgjithshme Dimovska shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm, i cili edhe në të ardhmen do të kontribuojë për efikasitet më të madh në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut