• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i ri për pagat në sektorin publik, sindikatat optimiste se do të gjendet zgjidhje

Takim i ri për pagat në sektorin publik, sindikatat optimiste se do të gjendet zgjidhje

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Përfaqësuesit e Sindikatave të cilët erdhën në Ministrinë e Financave në takim me ekipin qeveritar, nuk e dinë nëse sot do të arrihet ndonjë zgjidhje rreth rritjes së pagave dhe metodologjinë.

Siç deklaruan para takimit, ata sërish do ta transmetojnë qëndrimin dhe kërkesat në pjesën dhe në modelin dhe rritjen e pagave. Nuk e dinë se sa do të zgjasin bisedimet, por presin, thanë, rezultat pozitiv.

"Sot sërish në orën 14:30 jemi këtu para Ministrisë. Sërish kemi takim. Në Ministrinë e Financave vazhdojnë negociatat. Vazhdojnë rreth pjesës së marrëveshjes së përgjihshme kolektive, në pjesën e mënyrës se si përllogariten pagat, në pjesën e asaj sa duhet të rriten pagat. Sindikatat janë këtu të gjitha së bashku si kurrë më parë dhe mendojmë se këto negociata që do të udhëhiqen për një periudhë më të gjatë, do të jenë me rezultat pozitiv dhe se të gjithë ne si punonjës dhe si sindikata do të jemi të kënaqur nga ajo që mund ta marrim. Ajo që dakordojmë si sindikata është, të bëjmë një model në bazë të asaj që do të rritet paga, ndërsa i kemi tri parametra: inflacioni, paga mesatare dhe shpenzimet për jetesë dhe paga minimale. Në cilën pjesë dhe se si do të dakordohemi, cili do të jetë modeli për rritjen e pagave, modeli në të ardhmen se si do të përllogariten pagat, ashtu do të jetë edhe përqindja", deklaroi kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Rrallpovski.

Sipas tij, negociatat zgjasin më shumë kohë.

"A do të dakordohet diçka sot nuk e dimë. Vijmë sërish me atë që e kemi pasur përmes sindikatave të degëve, përmes të gjitha organeve të sindikatave, ta bartim qëndrimin dhe kërkesat tona. Për funksionarët nëse do të heqin dorë për këtë duhet t'i pyesni ata dhe ky nuk është problemi ynë", shtoi Rallpovski.

Pyetjes së gazetarëve, nëse nuk arrihet marrëveshje, ai u përgjigj se sindikatat do të jenë këmbëngulëse në kërkesat e tyre.

"Nuk e dimë se sa kohë do të vijojnë bisedimet. negociatat janë negociata, kur të përfundojnë atëherë. Ne jemi këtu, kemi kohë, jemi këmbëngulës, jemi të bashkuar, kështu që sa kohë do të jenë negociatat nuk mund të them. Atë që e kemi marrë si kalim nga organet e sindikatave, ajo do të transmetohet sot para ministrave", potencoi Rallpovski.

foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR