• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i presidentes Siljanovska-Davkova me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq

Takim i presidentes Siljanovska-Davkova me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq

Podgoricë, 29 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Mal të Zi, sot në Podgoricë ka takuar kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Milojko Spajiq, me ç'rast janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve, aspiratat evropiane dhe situatën në rajon.

Siç njofton raportuesi special i MIA-s nga Podgorica, presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të deritanishëm, të cilat karakterizohen me miqësi të fortë tradicionale, pikëpamje identike për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, me synime të përbashkëta strategjike - paqen dhe stabilitetin në rajon dhe anëtarësimin në BE.

Siljanovska Davkova theksoi pritjen se progresi i integrimit evropian të Maqedonisë do të vlerësohet në mënyrë të drejtë, në bazë të kritereve të Kopenhagës dhe shprehu pritjen që në negociatat me Unionin të ndahet ekspertiza dhe përvoja e administratës malazeze.

"Ajo theksoi se ndër prioritetet e saj kryesore është bashkëpunimi rajonal, duke theksuar se me respektimin dhe inkurajimin e unitetit në rajon, mund ta përshpejtojmë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit propozuan zgjidhje konkrete: rivendosjen e linjës ajrore direkte, ngritjen e qendrave kulturore në të dy vendet, si dhe mbajtjen sa më të shpejtë të një takimi ndërqeveritar. Kryeministri theksoi gatishmërinë që përvojat e kaluara të integrimit evropian të Malit të Zi të ndahen me institucionet e Maqedonisë", njoftuan nga Kabineti i Siljanovska Davkovës.

Bashkëbiseduesit konstatuan se nevojitet një hap i shpejtë dhe i madh përpara në bashkëpunimin ekonomik që do të pasojë marrëdhëniet e shkëlqyera politike. sa/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR