Takim i presidentes Siljanovska Davkova me përfaqësuesin special të RF të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti përfaqësuesin special të Republikës Federale të Gjermanisë, Manuel Saracin, kumtoi zyra e saj.
- Post By Sara Ademi
- 18:07, 28 maj, 2024
Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti përfaqësuesin special të Republikës Federale të Gjermanisë, Manuel Saracin, kumtoi zyra e saj.
Në takim është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, për procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë, si dhe për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes prizmit të perspektivës evropiane.
Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti dialogun intensiv politik me Gjermaninë, si një nga aleatët tanë më të afërt dhe partnerët dhe ka shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim të mëtutjeshëm të suksesshëm në të gjitha fushat nga interesi i ndërsjellë.
"Presidentja falënderoi autoritetet gjermane për mbështetjen parimore dhe të zëshme të integrimeve evropiane të Maqedonisë, për Rezolutën e Bundestagut gjerman dhe angazhimin e tyre të përgjithshëm në procesin e Berlinit dhe shprehu pritjen për mbështetje të mëtutjeshme, duke theksuar se zgjerimi i Unionit është në interes të stabilitetit politik, ekonomik dhe të sigurisë të gjithë rajonit", thuhet në njoftimin e sotëm nga zyra e presidentes Siljanovska Davkova.
Ajo vuri në dukje ndërgjegjësimin për detyrimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe theksoi se "i kushtojmë shumë rëndësi ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore", por njëkohësisht i ka theksuar pritjet e qytetarëve se procesi eurointegrues do të vlerësohet me drejtësi", bazuar në kriteret e Kopenhagës. sa/
Foto: Zyra e Siljanovska Davkova