• e shtunë, 05 tetor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren kroate Nives Tiganj

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren kroate Nives Tiganj

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova sot e priti ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj.

Siç kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, në takim është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që dallohen me dialog politik intensiv dhe bashkëpunim konstruktiv në të gjitha fushat nga interesi i ndërsjellë. Në atë drejtim, citohet në kumtesë, presidentja ka theksuar se të dy vendet miqësore kanë qëllime dhe interesa të përbashkëta strategjike për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë. 

Siljanovska Davkova dërgoi urime për kryeministrin Andrej Plenkoviq me rastin e formimit të Qeverisë së re në Republikën e Kroacisë.

Ajo, thuhet në kumtesë, e ka theksuar vlerën e mbështjetjes kroate të fortë dhe të vazhdueshme për procesin eurointegrues të Maqedonisë si rruga më e mirë për zhvillimin e rajonit dhe për stabilitetin e Evropës. E ka theksuar edhe përkushtimin e dy vendeve si aleatë të NATO-s për promovimin dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta dhe përgjegjësinë ndaj NATO-s dhe kontributin për operacione paqësore ndërkombëtare. sa/

Foto: Zyra e presidentes Gordana Siljanovska Davkova  

QËNDRONI TË LIDHUR