• e martë, 26 nëntor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorë jorezidentë me seli në Sofje

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorë jorezidentë me seli në Sofje

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot i ka pritur ambasadorët jorezidentë të Mbretërisë Maroko, Zakia El Midaui, të Republikës Arabe Egjipt, Nader Saad, të Shtetit Kuvajt, Gazi Hamed Alfadli, të Mongolisë, Sajana Lhagvasuren, të Gjeorgjisë, Otar Berdzenishvilli, të Republikës së Moldavisë, Anatoll Çebuk, të Republikës së Kubës, Marieta Garsia Hordan, të Republikës së Indisë, Sanxhaj Rana, dhe të Republikës Islamike Pakistan, Modsar Çaudari, të cilët janë me seli në Sofje.

Në takim presidentja Siljanovska Davkova e ka theksuar përkushtimin nga pala maqedonase për fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike me secilin nga shtetet, si në planin dypalësh, ashtë edhe në planin shumëpalësh. 

"Dyert tona janë gjithmonë të hapura për dialog dhe ne presim të punojmë ngushtë me ju për të hulumtuar potencialin e plotë të marrëdhënieve tona diplomatike dhe ekonomike. Në këtë drejtim, shpresoj se marrëdhëniet më të ngushta dypalëshe dhe takimet më të shpeshta do të hapin rrugën për hapjen e ambasadave të vendeve tuaja të respektuara këtu në Shkup”, tha presidentja Siljanovska Davkova, thuhet në kumtesën e Kabinetit të saj.

Ajo ka theksuar potencialin e madh për zhvillim të bashkëpunimit ekonomik, duke e prezantuar rrethinën atraktive të investimeve të vendit, e cila karakterizohet me lokacion strategjik gjeografik, politikë të qëndrueshme monetare, kushte të favorshme tatimore dhe fuqi të kualifikuar të punës.

Presidentja Siljanovska Davkova i ka prezantuar situatat aktuale në shtet pas zgjedhjeve të mbajtura presidenciale dhe parlamentare, prioritetet lidhur me procesin e reformave, zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet e jashtme politike. 

Në atë kontekst, Siljanovska Davkova ka theksuar anëtarësimin në NATO dhe integrimin evropian si aspekte kyçe në politikën e jashtme të shtetit. 

“Si vend anëtar i NATO-s, vendi ynë e pranoi rolin e tij me seriozitet dhe përgjegjësi. Anëtarësimi ynë jo vetëm që forcon sigurinë tonë kombëtare, por gjithashtu na mundëson të kontribuojmë ndjeshëm në stabilitetin rajonal dhe global. Ne marrim pjesë aktive në operacionet e NATO-s, stërvitjet ushtarake dhe proceset vendimmarrëse, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj parimeve dhe qëllimeve të Aleancës”, tha presidentja Siljanovska Davkova.

Lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar se vendi ynë vazhdon të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe se ky mbetet prioritet strategjik për vendin, duke vlerësuar se integrimi ynë në BE është i ndërlikuar dhe përfshin aspekte të ndryshme. 

“Presim konfirmim të qartë nga Bashkimi Evropian për angazhimin e tij për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, ngjashëm me qëndrimin e shprehur në Samitin e Selanikut. Mendoj se bilateralizimi i procesit evropian nuk do t'i sjellë dobi askujt dhe do t'i shërbejë interesave të vendeve të treta me qëllime të ndryshme në Ballkanin Perëndimor”, theksoi presidentja Siljanovska Davkova. fc/

Fotografia: Presidentja Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR