• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takim i nivelit të lartë "Lufta kundër korrupsionit: Inovacione kundër pushtetit të paligjshëm"

Takim i nivelit të lartë

Shkup, 15 prill 2025 (MIA) - Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) në emër të Rrjetit rajonal për lidership dhe integritet në Evropën Juglindore (SELDI) sot në Shkup organizon takim të nivelit të lartë me titull "Lufta kundër korrupsionit: Inovacione kundër pushtetit të paligjshëm".

Qëllimi i ngjarjes, siç informojnë nga QMBN, është që politikëbërësit kryesorë, shoqëria civile dhe komuniteti ndërkombëtar zhvillimor të diskutojnë për idetë novatore dhe aktivitetet urgjente për të riangazhuar qeveritë në rajon në luftën kundër korrupsionit, flukseve të paligjshme financiare dhe korrupsionit strategjik. Në të njëjtën kohë, do të shqyrtohen boshllëqet ligjore që mundësojnë larjen e parave, anashkalimin e sanksioneve dhe tregtinë e mallrave me qëllim të dyfishtë.

"Me takimin pritet të përforcohen kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor në nivel lokal, me njohuri për trendet globale antikorrupsion, të ndërgjegjësohen drejtimet e reja në strategjitë e donatorëve dhe implikimet e ndryshimeve gjeopolitike, përfshirë procesin e anëtarësimit në BE”, thonë nga QMBN.

Në hapje dhe në panel diskutime do të mbajë fjalim Arben Fetai, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë, Ben Nupnau, Zëvendës Shef i Delegacionit të BE-së në RMV, Veronik Ulman, ambasadorja e Zvicrës Nikol Varnes, zëvendësambasadorja e SHBA-së, Bart de Brujin, koordinatori rajonaë për sundim të ligjit nga Mbretëria e Holandës në Serbi dhe Mal të Zi, etj. 

Ngjarja është pjesë e projektit Shoqëria civile për qeverisje të mirë dhe anti-korrupsion në Evropën Juglindore: Ndërtimi i kapaciteteve për përfaqësim bazuar në dëshmi ndikim në politika dhe angazhim qytetar (SELDI.net), financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar me mjete nga Iniciativa e Evropës Qendrore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR