• e premte, 22 nëntor 2024

Takim i ministrit Mucunski me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorian

Takim i ministrit Mucunski me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorian

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot e priti përfaqësuesin e përhershëm të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorian, kumtuan nga Ministria.

Në tkaim, ministri Mucunski e konfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si partnere e Kombeve të Bashkuara, duke cekur se përpjekjet janë kahëzuar drejt përmbushjes së plotë të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe realizim të Agjenës 2030.

Me atë rast, ai shprehi falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm të UNDP-së me institucionet nacionale, me theks në fillimin e përgatitjes së Kornizës së re për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm (2026-2030).

Bashkëbiseduesit folën për nismat dhe aktivitetet kyçe të UNDP-së, përfshirë edhe projektet që do të dalin nga Korniza e re. Në fokus të diskutimit ishin tema si përforcimi i institucioneve, decentralizimi, zhvillimi lokal, mbështetje për të rinjtë, inkluzioni social, barazia gjinore dhe mjedisi jetësor, që mbeten lartë në agjendën e bashkëpunimit. ab/

fotо: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR