• e martë, 19 nëntor 2024

Takim i ministrit Mucunski me ministren shtetërore për Evropë dhe klimë në MPJ-në gjermane, Lirman

Takim i ministrit Mucunski me ministren shtetërore për Evropë dhe klimë në MPJ-në gjermane, Lirman

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takim me ministren shtetërore për Evropë dhe klimë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lirman.

Siç kumtoi Ministria, dy bashkëbiseduesit e cekën kënaqësinë nga zhvillimi i marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, të cilat karakterizohen me dialog intensiv politik dhe këmbim aktiv të vizitave në nivel të lartë dhe më të lartë gjatë viteve të kaluara.

Posaçërisht u cek rëndësia për përforcim të bashkëpunimit të ndërsjelltë në suaza të procesit eurointegrues të vendit tonë, si dhe mbështetje e vazhdueshme nga Gjermania në atë rrugë.

Siç ceket në kumtesë, u shpreh edhe kënaqësi e ndërsjelltë nga përfitimet e Procesit të Berlinit, në drejtim të përshpejtimit të eurointegrimeve. Duke e potencuar nevojën për parashikueshmëri më të madhe të procesit integrues, Mucunski konstatoi se vendi ynë mbetet e përkishtuar në mëynrë strategjike ndaj përshpejtimit të procesit për inkuadrim në BE, me fokus në zbatimin cilësor të reformave.

Ministrja Lirman e përshëndeti përparimin në proceset reformuese, duke shfaqur bindje se mbështetja gjermane në rrugën integruese të vendit tonë do të vazhdojë edhe më tej dhe duke konfirmuar se Gjermania mbetet partnere e sigurt në rrugën drejt Bashkimit Evropian, shtohet në kumtesë. ab/

Foto: МPJTJ

QËNDRONI TË LIDHUR