• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i ministrave Toshkovski dhe Neshiq: Po e përparojmë bashkëpunimin në nivel opertaiv dhe nivel strategjik

Takim i ministrave Toshkovski dhe Neshiq: Po e përparojmë bashkëpunimin në nivel opertaiv dhe nivel strategjik

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Budvë, ku po merr pjesë në Forumin Ministror Ballkani Perëndimor për Punët e Brendshme, pati një takim dypalësh me ministrin e Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq.

Dy ministrat, siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy ministrive, i cili në periudhën e fundit ka marrë intensitet të shtuar në të gjitha kanalet ndërkombëtare dhe rajonale brenda standardeve të përcaktuara dhe të pranuara të INTERPOL-it. Kjo nënkupton shkëmbim të shpejtë, cilësor dhe efikas të njohurive operacionale, pra veprim të rregullt ndaj kërkesave të dërguara nga të dy vendet për lloje të ndryshme kontrollesh në të gjitha format e krimit të organizuar.

Të dy ministrat diskutuan edhe për flukset migruese dhe lëvizjet ilegale, pasi të dyja vendet janë në rrugën e të ashtuquajturës ruta e Ballkanit Perëndimor, e cila paraqet një sfidë të përbashkët të vazhdueshme me të cilën po përballen të dy vendet.

"Përmirësimi i nivelit të bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me nënshkrimin e një protokoli mes dy ministrive për bashkëpunim në fushën e ekspertizës mjeko-ligjore dhe mendimeve të ekspertëve, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale në ngritjen dhe funksionimin e segmenteve të ndryshme të veprimtarisë mjeko-ligjore, duke ofruar mbështetje në avancimin e metodave të punës, edukimin e personelit dhe hulumtimeve shkencore", publikoi ministri Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk. bsh/

Foto: Fejsbuk profili i ministrit Pançe Toshkovski

QËNDRONI TË LIDHUR