Takim i MASH-it dhe këshillit të prindërve të shkollës fillore "Llazo Angellkovski"
- Sot ka takim mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Këshillit të prindërve të shkollës fillore "Llazo Angellkovski", konfirmuan për MIA-n nga Ministria e resorit. Nga atje paralajmërojnë njoftim pas përfundimit të takimit.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:18, 5 dhjetor, 2024
Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Sot ka takim mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Këshillit të prindërve të shkollës fillore "Llazo Angellkovski", konfirmuan për MIA-n nga Ministria e resorit. Nga atje paralajmërojnë njoftim pas përfundimit të takimit.
Takimi është caktuar pas reagimeve të prindërve të kësaj shkolle dhe shkollës fillore "11 Tetori" në komunën Qendër, ku nxënësi i klasës së tretë duhej të transferohej.
Pasi që prindërit e nxënësve të SHF "11 Tetori" filluan ta bojkotojnë mësimin, ndërsa pas tërheqjes së vendimit dhe kthjimit të tij në shkollën amë "Llazo Angellovski", sot mbeti e zbrazët edhe kjo shkollë.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna janevska dje në deklaratë për mediumet tha se rasti mori "vëmendje, vëllim dhe diskutim publik tejet të madh, të panevojshëme dhe deri diku të padrejtë".
"Konsideroj se është i tepruar reagimi i të gjithë prindërve, por konsideroj se edhe shkollat duhet ta kuptojnë më seriozisht punën në raport me fëmijët të cilët kanë vështirësi në të mësuar apo në raport me fëmijët të cilët kanë vështirësi në sjellje dhe socializim në ambientin e vet. Ky rast po zgjatet shumë, janë ndërmarrë masa të caktuara, e madje edhe MASH-i ka formuar komision i cili përzihet në zgjidhjen e problemit. Është rekomanduar që fëmija ta ndryshojë ambientin. Nëse profesionistët kanë rekomanduar ashtu, do të thotë se duhet ta ndryshojë ambientin", deklaroi Janevska.
Shkolla nga e cila vjen, tha, ka në dispozicion shërbim profesional (pedagog, psikolog, punëtor social) dhe drejtor të cilët duhet tta zgjidhin problemin. Theksoi se "fëmija nuk mundet dhe nuk guxon të mbetet në rrugë" sepse "secili fëmijë ka të drejtën e arsimit, që është i detyrueshëm". Siç tha, "shteti është i detyrueshëm, së bashku me shkollat, t'i mundësojnë fëmijës ta kalojë procesin arsimor". ab/
Foto: МIА arkivi