• e martë, 06 gusht 2024

Takim i kryetarit Gashi me zëvendësamabsadoren e re të SHBA-së, Varns

Takim i kryetarit Gashi me zëvendësamabsadoren e re të SHBA-së, Varns

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot ka realizuar takim me zëvendësambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nikol Varns.

Siç njoftojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në takim, në prani të ambasadores amerikane Angela P. Ageler, u diskutua për mbështetjen e deritanishme të SHBA-së për Maqedoninë e Veriut në të gjitha proceset kyçe për vendin tonë pas pavarësisë.

Kryetari Gashi i uroi mirëseardhje në vend, shëndet dhe punë të suksesshme zëvendësambasadores së re Varns.

Ai falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA-së, i cili theksoi se ka një rëndësi strategjike dhe një histori të gjatë, duke filluar nga pavarësia e vendit e deri te anëtarësimi ynë në NATO.

Kryetari Gashi shprehu besimin se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të zhvillohen në të njëjtën frymë.

U shkëmbyen mendime edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në nivel parlamentar, përmes vizitave dypalëshe dhe shfrytëzimit të përvojave nga Kongresi Amerikan. Në këtë kontekst, kryetari Gashi iu referua nevojës së fuqizimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit të RSM-së në raport me pushtetin ekzekutiv, duke vënë në dukje praktikën e dëgjimeve publike në Kongresin  e SHBA-së.

Ambasadorja Ageler falënderoi Gashin për angazhimin e tij pas zgjedhjes së tij kryetar i shtëpisë legjislative, duke theksuar se Kuvendi ka një rol shumë domethënës në forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.

Bashkëbiseduesit folën edhe për gjendjen në procesin arsimor në vend, për mundësitë për reforma në atë sferë dhe për ndërmarrjen e hapave konkretë për forcimin e besimit ndërmjet bashkësive. mb/

Foto. Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR