• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i kryetarit Gashi me përfaqësuesen e UNICEF-it në vend, Miler

Takim i kryetarit Gashi me përfaqësuesen e UNICEF-it në vend, Miler

13 dhjetor 2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me përfaqësuesen e sapoemëruar të UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Lesli Miler.

Kryetari i uroi mirëseardhjen e ngrohtë Milerit dhe shprehu mirënjohje për partneritetin 30-vjeçar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe UNICEF-it. Ai theksoi se e ardhmja e të gjithë vendit varet nga zhvillimi dhe përparimi i fëmijëve.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Miler falënderoi për bashkëpunimin e mirë me Kuvendin dhe e njoftoi Kryetarin se për momentin në bashkëpunim me institucionet kompetente janë fokusuar në disa çështje, përkatësisht ndryshimin e rregullativës ligjore për arsimin, kornizën ligjore për të drejtat e fëmijëve, si dhe mbështetjen në revizionin e Ligjit për familjen.

Të dy bashkëbiseduesit biseduan për rekomandimet që Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve ka dhënë për vendin tonë, të cilat mund të jenë bazë e mirë për avancimin e mëtejshëm të legjislacionit dhe zbatimin e tij.

Kryetari Gashi informoi se në Kuvend janë themeluar dy Komisione që mbulojnë çështjet për fëmijë dhe të rinj, përkatësisht Komisioni për Arsim dhe Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, si dhe është themeluar edhe Klubi për Çështje dhe Politika Rinore si organ joformal në Kuvend, qëllimi i të cilit është realizimi i interesave të të rinjve, në bashkëpunim me organizatat rinore dhe grupet rinore joformale.

Ai propozoi që në Kuvend të mbahet diskutim publik për rekomandimet e Komitetit të Kombeve të Bashkuara, pas të cilit përmes procesit gjithëpërfshirës, në bashkëpunim me të gjithë faktorët shoqërorë, të nisin reformat thelbësore dhe të qëndrueshme.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord për periudhën e ardhshme se do të intensifikojnë komunikimin dhe do të punojnë së bashku për të ndërtuar konsensus shoqëror në interes të të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

_____________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR