• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i Komisionit për politikë sociale dhe humanitare të Asamblesë parlamentare të Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi (PABSEK)

Takim i Komisionit për politikë sociale dhe humanitare të Asamblesë parlamentare të Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi (PABSEK)

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet Takim i 62-të i Komisionit për politikë sociale dhe humanitare të Asamblesë parlamentare të Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi (PABSEK).

Takimin do ta hapin kryetari i Komisionit, Musa Guliev, kryetari i Kuvendit Jovan Mitrevski, shefja e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në PABSEK, Lidija Tasevska, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova dhe sekretari i përgjithshëm i PABSEK, Asaf Haxhiev.

Në takimin, sipas agjendës së publikuar në ueb faqen e Kuvendit, pjesëmarrësit mes tjerash, do të flasin për investimin në kapialin njerëzor për inovacione dhe prosperitet  në rajonin e BSEK-ut, ndërsa do të kryhet edhe zgjedhje e udhëheqësisë së Komisionit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR