• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Takim i Kasamit me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas

Takim i Kasamit me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas

Tetovë, 13 dhjetor 2024 (MIA)- Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka pritur ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas në kuadër të vizitave të tij në komunat e Maqedonisë së Veriut. Ky takim është pjesë e një serie angazhimesh që synojnë të afrojnë qytetarët dhe institucionet lokale me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Siç theksohet në kumtesë, Bashkimi Evropian ka dëshmuar gjithmonë angazhimin e tij për zhvillimin e komunave tona përmes nismave konkrete që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimin e standardeve demokratike.

Kryetari i Komunës së Tetovës shprehu madje përkushtimin e tij për kontributin aktiv të BE në këtë proces, duke sjellë ide dhe iniciativa që kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve të Tetovës.

"Komuna e Tetovës falënderon Ambasadorin Rokas për vizitën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në ndërtimin e urave të bashkëpunimit midis Bashkimit Evropian dhe bashkësive lokale. Me këtë frymë bashkëpunimi dhe vizioni të përbashkët, Tetova po ecën drejt një të ardhmeje më të ndritur si pjesë e familjes evropiane", thuhet në kumtesën e kabinetit të Kasamit.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR