• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i Arta Bilalli Zendelit me ambasadoren ukrainase Dir

Takim i Arta Bilalli Zendelit me ambasadoren ukrainase Dir

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Shefja e Delegacionit të Kuvendit në AP NATO, Arta Bilalli Zendeli, sot realizoi takim pune me  Larisa Dir, ambasadore e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Takimi siç theksohet në kumtesën e Kuvendit,   u realizua në prag të Sesionit Pranveror të AP NATO në Luksemburg dhe mbuloi disa dimensione të bashkëpunimit me Ukrainën në kuadër të AP NATO.

Ukraina ka status asociativ në AP NATO, ndërsa nga viti 2002 është formuar trup i veçantë për bashkëpunim UNIC - Këshilli Ndërparlamentar Ukrainë-NATO, ku anëtare e delegacionit  të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut është Arta Bilalli Zendeli.

 Ambasadorja informoi për situatën aktuale në Ukrainë dhe aktivitetet diplomatike të kreut të shtetit në drejtim të sigurimit të mbështetjes së gjerë dhe të qartë për aspiratat e saj të politikës së jashtme. E përshëndeti angazhimin e sinqertë dhe thelbësor të vendit tonë, mbështetjen dhe ndihmën ushtarake e humanitare, solidaritetin me popullin ukrainas. Falënderoi veçanërisht formimin e Grupit Ndërpartiak të Kuvendit në kuadër të Platformës së Krimesë, ndërsa theksoi se Kuvendi ynë është parlamenti i parë që formoi grup të veçantë.

 "Shefja e Delegacionit Bilalli Zendeli theksoi se vendi ynë është gjithmonë në anën e demokracisë përmes mbështetjes së fortë dhe të parezervë të Ukrainës, si dhe përmes miratimit të Deklaratës për dënimin e sulmeve ushtarake që kërcënojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. E njoftoi ambasadoren se ajo personalisht, pikërisht 1 vit më parë, në zemër të aksioneve ushtarake, së bashku me kolegët e saj-deputetë nga AP NATO, vizituan Lvivin ku u njohën drejtpërdrejt me situatën në terren dhe u dhanë mbështetje politike autoriteteve ukrainase", theksohet në kumtesë. 

 Lidhur me aktivitetet e ardhshme në kuadër të AP NATO, znj. Bilalli Zendeli theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut si vend anëtar i NATO-s i ndan vlerat e përbashkëta të aleatëve dhe është gjithmonë në vijën e mbrojtjes së lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkua sanksioneve të miratuara nga BE-ja si përgjigje ndaj agresionit ushtarak rus, me të cilin politika jonë e jashtme është plotësisht e harmonizuar

"Bashkëbisedueset shprehën besimin e ndërsjellë për përfundimin pozitiv dhe të menjëhershëm të luftës dhe inicimin e iniciativave ndërkombëtare që do të kontribuojnë në valorizimin e vlerave të paqes, sigurisë, integritetit territorial dhe sovranitetit dhe dënimin institucional të të gjitha krimeve të luftës të kryera në territorin e Ukrainës", theksohet në kumtesë. ar/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR