Takim Bozhinovska-Sllaveski: Prioritet stabiliteti financiar dhe energjetik
- Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska realizoi takim me guvernatorin e Bankës popullroe, Trajko Sllaveski, ku u bisedua për projektet rrjedhëse energjetike dhe implikimet e tyre financiare ndaj kompanive dhe ekonomisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:17, 29 korrik, 2025
Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska realizoi takim me guvernatorin e Bankës popullroe, Trajko Sllaveski, ku u bisedua për projektet rrjedhëse energjetike dhe implikimet e tyre financiare ndaj kompanive dhe ekonomisë.
Siç kumtoi Ministria e Energjetikës, në fokus të bisedës ishin ndikimet e rregullativave të reja për dekarbonizim dhe tranzicion të gjelbër energjetik të Bashkimit Evropian, të cilat sjellin sfida të rëndësishme, por edhe mundësi për zhvillim të burimeve ripërtëritëse të energjisë në vendin tonë, si dhe rëndësinë e tyre për kompanitë vendore dhe ekonominë në përgjithësi.
U cek se për kompanitë është e nevojshme mbështetja në adaptimin ndaj këtyre ndryshimeve, në mënyrë që të ulen ngarkesat financiare dhe të ruhet konkurrenca e tregut vendor.
Guvernatori Sllaveski dhe ministrja Bozhinovska u dakorduan se sektori financiar është mbështetësi kryesor i tranzicionit drejt qëndrueshmërisë më të madhe energjetike, në përputhje m bashkëpunimin mes Ministrisë së Energjetikës dhe Bankës popullore është me rëndësi për krijim të masave të cilat do ta mbështesin ekonominë në tërësi, posaçërisht në kushte të sfidave globale ekonomike, qëndron në kumtesë.
Në takim gjithashtu u cek se zhvillimi i sektorit energjetik dhe të minierave është me rëndësi kyçe për përforcimin e pavarësisë financiare të vendit dhe sigurimin e stabilitetit energjetik i cili do t'i mbrojë interesat e qytetarëve dhe kompanive dhe do të sigurojë rezistencë të vendit drejt tronditjeve të jashtme ekonomike.
Nga Ministria e Energjetikës shtojnë se në periudhën në vijim do të punohet në nisma konkrete dhe politika për lehtësim të qasjes drejt mjeteve financiare për investime në energji të gjelbër dhe modernizim teknologjik, me qëllim që të mbështetet rritja ekonomike dhe qëndrueshmëria, por që të sigurohen zgjidhje efektive të cilat do t'i mbështesin kompanitë në procesin e adaptimit, si dhe stabilitet të ekonomisë nacionale. ab/
Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale