• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim Bozhinovska-Ageler: Mbështetje e SHBA-së për këmbim të përvojave dhe njohurive në fushën e energjetikës

Takim Bozhinovska-Ageler: Mbështetje e SHBA-së për këmbim të përvojave dhe njohurive në fushën e energjetikës

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të para minerale Sanja Bozhinovska sot realizoi takim pune me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler.

Në takim, siç kumtuan nga Qeveria, është diskutuar për Ministrinë e sapoformuar, qëllimet, aktivitetet dhe projektet e saj.

Ministrja Bozhinovska e theksoi vlerën për realizimin e investimeve të reja kapitale në fushën e energjetikës dhe harmonizimit të ligjeve ekzistuese me ato të Bashkimit Evropian në pjesën e energjetikës.

Është i domosdoshëm përforcimi i bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, duke e marrë parasysh se përcaktimi strategjik ëdhtë në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve me partnerin tonë SHBA-në", ka theksuar Bozhinovska.

Në takim, siç theksohet në kumtesë, është theksuar edhe mbështetja e SHBA-së në pjesën e këmbimit të përvojave dhe njohurive në fushën e energjetikës dhe burimeve të rinovueshme të energjisë. sa/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR