• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Besimi-Ageler: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE, mbështetja e SHBA-së për reformat në atë rrugë

Takim Besimi-Ageler: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE, mbështetja e SHBA-së për reformat në atë rrugë

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot u takua me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Angela Ageler, me ç'rast u diskutua për zhvillimet politike dhe ekonomike aktuale në vend, si dhe për përpjekjet që po bëhen për zbatimin e reformave në menaxhimin e financave publike, si dhe në luftën kundër korrupsionit.

“Republika e Maqedonisë së Veriut gjendet në një fazë të rëndësishme ku duhet të tregojë pjekurinë për ta vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. Negociatat me BE-në kanë filluar dhe duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për ta kaluar atë rrugë sa më shpejtë, sepse përfitimet nga anëtarësimi në BE janë të shumta për shtetin, po ashtu edhe për qytetarët. Në realizimin e këtij qëllimi, përkrahje të konsiderueshme kemi nga partneri dhe përkrahësi ynë shumëvjeçar, SHBA-ja, sidomos përmes mbështetjes që ofrohet lidhur me reformat që po zbatojmë”, theksoi Besimi.

Siç informojnë nga Ministria e Financave, ministri theksoi se në Qeveri dhe në Ministrinë e Financave po punohet në mënyrë të përkushtuar për sigurimin e qëndrueshmërisë fiskale, financat publike stabile dhe rritjen afatgjate, me ç’rast po ndërmerren më shumë hapa për ta realizuar këtë.

Besimi nënvizoi dhe njëkohësisht falënderoi SHBA-në për përkrahjen e Thesarit të SHBA-së, ekspertët e të cilit tashmë janë në Ministrinë e Financave me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të Sektorit të Thesarit.

"Punojmë në vazhdimësi në përforcimin e kapaciteteve tona me qëllim që ta përmirësojmë avancimin e menaxhimit të financave publike. Vitin e kaluar, për këtë qëllim miratuam edhe Ligjin e ri të Buxheteve, i cili paraqet reformën më të madhe në financat publike dhe rregulla që janë në përputhje me standardet evropiane", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave. bsh/

Foto: Ministria e Financave

QËNDRONI TË LIDHUR