Tajvani forcon lidhjet e sigurisë me SHBA-në dhe aleatët
- Tajvani ka forcuar aftësinë e tij luftarake falë thellimit të partneriteteve të sigurisë me SHBA-në dhe aleatët e tjerë, deklaroi ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Vilington Ko.
- Post By Fami Bajrami
- 08:17, 19 shtator, 2024

Tajpej, 19 shtator 2024 (MIA) - Tajvani ka forcuar aftësinë e tij luftarake falë thellimit të partneriteteve të sigurisë me SHBA-në dhe aleatët e tjerë, deklaroi ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Vilington Ko.
Ai theksoi se këto marrëdhënie shpesh mbyllen qëllimisht për shkak të ndjeshmërisë së tyre. Ministri tajvanez shtoi se bashkëpunimi po fokusohet në përmirësimin e ndjeshëm të aftësive luftarake, ndërsa jo vetëm në nivel formal.
SHBA-ja ka detyrim ligjor për të furnizuar Tajvanin me mjete për mbrojtje dhe të dy vendet shkëmbejnë vizita dhe trajnime ushtarake. rq/
Foto: arkivi