Tajsoni dhe Pol, me shumë mundësi, në tetor në ring
- Lufta e shtyrë mes ish kampionit absolut botëror të boksit Majk Tajson dhe blogerit Xhejk Pol mund të zhvillohet në tetor, njoftoi sot kampi i Tajsonit.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:19, 3 qershor, 2024
Londër, 3 qershor 2024 (MIA) - Lufta e anuluar mes ish kampionit absolut botëror të boksit Majk Tajson dhe blogerit Xhejk Pol mund të zhvillohet në tetor, njoftoi sot kampi i Tajsonit.
“Lufta mund të zhvillohet në tetor. Majk Tajson nuk ka probleme serioze shëndetësore, por i duhet kohë për tu rikuperuar”, deklaroi përfaqësuesi i Tajsonit.
Lufta duhej të zhvillohej më 20 korrik, por u shty për shkak të problemeve shëndetësore të Tajsonit.
Ish kampioni i botës, i cili më 30 qershor do të mbushë 58 vjeç, ka 50 fitore (44 me nokaut) dhe gjashtë humbje në ringun profesionist.
Nga ana tjetër, 26 vjeçari Pol ka nëntë fitore, gjashtë prej të cilave me nokaut dhe një humbje. Në ringun profesionist garon që nga janari i vitit 2020. qa/
Foto: X