Tajms: SHBA-ja dhe Rusia diskutuan për pushtimin e Ukrainës sipas shembullit të Bregut Perëndimor
- Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar për pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor si model për përfundimin e luftës në Ukrainë, shkruan gazeta britanike "Tajms", duke cituar një burim.
Londër, 13 gusht 2025 (MIA) - Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar për pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor si model për përfundimin e luftës në Ukrainë, shkruan gazeta britanike "Tajms", duke cituar një burim.
Sipas këtij skenari, Rusia do të kishte kontroll ushtarak dhe ekonomik mbi pjesët e pushtuara të Ukrainës përmes organit të saj qeverisës, duke imituar sundimin faktik të Izraelit mbi territoret palestineze të pushtuara nga Jordania në vitin 1967, shkruan gazeta.
Sipas një burimi pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ideja u ngrit disa javë më parë gjatë një bisede midis përfaqësuesit të presidentit amerikan Donald Tramp, Stiv Uitkof dhe bashkëbiseduesve të tij rusë në Moskë. ls/